Google ADS

Zbulohet molekula 3 në 1 që mund ta mposhti COVID-19

23:22 | 14 Prill 2020
Trina Galanxhi

Gjatë ditëve të fundit është zbuluar një kurë e re për të trajtuar pacientët që janë në gjendje të rëndë me COVID-19.

Lajmi u publikua nga SIF, Instituti italian i farmaceutikës. Nga studimi rezulton se një molekulë e njohur si “Gabesato” është në gjendje të kryejë tre funksione të rëndësishme njëkohësisht për trajtimin e infeksionit dhe komplikacionet e mundshme, shpjegon Giorgio Racagni, presidenti i SIF.

Kjo molekulë ka efekte antiinfimatore, antigripale dhe antikouglante. Ky është një ilaç për infeksionin e pankreasit. Deri më sot është zbuluar se virusi COVID-19  hyn në qeliza duke shfrytëzuar një proteinw që quhet TMPRSS2, thotë  mjeku Racagni e Capuano.

Kjo proteinë që lidhet me virusin mund të jetë shënjestër për ndërhyrje të mundshme mjekësore në gjendje të mposhtin virusin.

Ndërkohë disa studiues gjermanë kanë izoluar COVID-19 të marrë nga një pacient dhe kanë testuar molekulën shumë të ngjashme me ‘gabesaton’ ku dalluan se ajo arrinte të ndalonte hyrjen e virusit në mushkri.  Jo vetëm kaq, por “gabesato” ka një fuqi antiinfiamtorie të lartë./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme