Google ADS

Mustafa: Ministrat e LDK’së mbeten në qeveri sa të jenë të pranueshëm për Kurtin

23:14 | 14 Prill 2020
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse partia e tij merr mandatarin, në qeverinë e re do të përfshihen  njerëz kompetentë, e që të tillë sipas tij ka edhe Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe partitë e tjera pakicë.

Mustafa ka thënë në Rtv21 se përkundër shkarkimit të njerëzve të LDK’së nga kryeministri Albin Kurti në qeveri, LDK’ja përballoi atë që ai e ka cilësuar atak të Kurtit, dhe u pajtua që ministrat e tjerë që mbetën, të punojnë në kohën kur vendi po lufton me koronavirusin.

“Ata mbesin aty përderisa të jenë të pranueshëm për kryeministrin. Në çdo moment ai mund t’i lirojë nga detyra. Ne jemi të koncentruar që puna e tyre kryesore të jetë beteja kundër pandemisë”, është shprehur Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme