Google ADS

Shtëpia e Bardhë: Së shpejti, njoftim për rihapjen e ekonomisë

23:09 | 14 Prill 2020
Arditë Shkodra

Presidenti Donald Trump do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.

“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.

“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme