Ahmeti: Nuk është kohë e përplasjeve partiake, e as kohë e hamendësimeve, e më së e paku e kursimeve

21:51 | 14 Prill 2020
L G

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar,thotë se kriza ekonomike botërore do të jetë më e keqja që nga Depresioni i Madh i viteve te 30ta.

Sipas tij, parashikimi është se rritja ekonomike apo më mirë thënë rënia ekonomike globale do të jetë -3 (minus tre) përqind.

Ahmeti, po ashtu tha se nuk është kohë e përplasjeve partiake, e as kohë e hamendësimeve. E më së e paku e kursimeve.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar sot deklaroi se kriza ekonomike botërore do të jetë më e keqja që nga Depresioni i Madh i viteve te 30ta. Parashikimi është se rritja ekonomike apo më mirë thënë rënia ekonomike globale do të jetë -3 (minus tre) përqind. Nuk është kohë e përplasjeve partiake, e as kohë e hamendësimeve. E më së e paku e kursimeve. Get your act together edhe të ulemi për një pako të përbashkët socio-ekonomike me theks në ekonomike.#rriNshpi”, ka shkruar ahmeti në Facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme