Formimi i qeverisë nuk është thjeshtë procedurë mandatimi nga presidenti dhe formalitet votimi në Kuvend. Formimi i qeverisë është para së gjithash proces politik në iniciativën dhe direktivën e fituesit të zgjedhjeve për ta bërë shumicën parlamentare. Ky proces politik i ndërtimit të shumicës parlamentare nuk zhvillohet si ndonjë procedure kushtetuese e juridike, por është vullnet i partisë fituese që me partitë e tjera të ndërtojë ujdi, marrëveshje dhe koalicione mbi parime, vlera e intetesa reciproke politike që mundësojnë krijimin e shumicës parlamentare dhe ndërtimin e qeverisë. Ky proces politik nuk ka kufizime juridiko-kushtetuese dhe as nuk mund të ketë, sepse kushtetuta nuk imponon, nuk pengon e as nuk orienton relacione politike mes partisë fituese dhe partive tjera në synimin e tyre për ta bërë qeverinë. Kushtetuta definon vetëm një gjë në këtë proces politik, të drejtën e pashmangshme të fituesit të zgjedhjeve për ta bërë qeverinë. As nuk ka përcaktuar parime politike, as afate kohore dhe as kushte të tjera.
– Në situatën të cilën ndodhemi, ku presidenti po zbaton standart të dyfishtë e nuk po e ushtron detyrimin kushtetues për ta shpërndarë kuvendin si pasojë e realizimit të mocionit kundër qeverisë, siç ka bërë vet ai dhe presidentët paraprak në raste të njejta, por po konsideron se krijimit të qeverisë duhet t’ia nisim nga e para si procedurë, sikur pas zgjedhjeve, atëherë sërish rregulli mbetet i njejtë: presidenti nuk mund t’i imponohet fituesit të zgjedhjeve se si, me kë dhe kur duhet ta bëjë qeverinë.
Kjo është çështje marrëveshjesh politike e jo imponimesh presidenciale. Partitë mund të mos merren fare vesh me fituesin dhe vendi sërish shkon në zgjedhje. Por, duke qenë se partitë që e rrëzuan qeverinë Kurti treguan se nuk duan të jenë pjesë e qeverisë me Vetëvendosjen, atëherë ato kanë vetëm dy mundësi: ta mbështesin vullnetin e fituesit për të shkuar në zgjedhje të reja; ose t’ia shprehin vullnetin Vetëvendosjes që edhe të papërfshira në qeveri do ta votojnë një qeveri tjetër të saj. Deri atëherë, pra deri kur presidenti të reflektojë, e drejta kushtetuese e fituesit për ta bërë qeverinë e re do të mbetet në proces, ndërkohë që qeveria në detyrë i vazhdon punët. Vetëvendosje do t’i përgjigjet presidentit atëherë kur asaj t’i përgjigjen partitë e tjera për drejtimin që i duhet dhënë mënyrës se si duhet bërë qeveria e re: përmes një shumice të re të bërë nga fituesi i zgjedhjeve apo përmes zgjedhjeve për ta rikonfirmuar fituesin e ri legjitim. Meqë partitë e PLAN-it e kontestuan këtë legjitimitet të Vetëvendosjes me mocion, atëherë rruga e vetme kushtetuese mbeten zgjedhjet e reja.
– Çdo devijim nga kjo rrugë do ta prodhojë një qeveri jokushtetuese (pra të paqenë, nul) dhe një president antikushtetues (pra që duhet shkarkuar apo dorëhequr).
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...