23 persona nga Prizreni janë prekur me virusin COVID-19. Nga këta, 2 janë shëruar ndërkaq 1 ka humbur jetën si pasojë e virusit.
Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan mbrëmjen e së dielës, ku 16 persona u konfirmuan të prekur me koronavirus. Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka treguar se janë përpiluar listat e kontakteve të personave të prekur, dhe të mërkurën do të testohen rreth 50 prej tyre
Rreth 50 persona nga Prizreni të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit me koronavirus, janë në listë të pritjes për t’u testuar.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë për Express se personat që do t’u nënshtrohen testimeve janë të vetizoluar.
“Tani i kemi 21 raste aktive. Kanë qenë 23, një ka vdekur, një është shëruar. Pas atyre rasteve që kanë dalë pozitivë para dy ditëve janë përcaktuar kontaktet e tyre dhe rreth 50 persona do të testohen nesër. Janë gjurmuar edhe kontaktet e kontakteve, por në disa raste duhet të presim deri në fazën e inkubimit”, ka thënë Haskuka.
Haskuka ka theksuar se QKMF’të e Prizrenit po organizojnë punën përmes telefonit, ku qytetarët telefonojnë për të caktuar orarin për kontrolle mjekësore.
Kjo sipas tij po bëhet për të mos shkaktuar radhë të gjata të pritjes nëpër QKMF dhe të shmangen kontaktet.
“Në aspektin e QKMF-ve kemi organizuar punën me telefonata, që qytetarët të mos kenë kontskt me njëri-tjetrin. Qytetarët i kanë numrat e telefonit, aty telefonojnë dhe e caktojnë terminin për kontrolle. Por, mjekët po shkojnë edhe nëpër shtëpitë e tyre për t’i kontrolluar”, ka thënë Haskuka.
Ai ka bërë të ditur se nëse ka persona të cilët shkojnë për kontrolle mjekësore pa lajmëruar më parë, fillimisht ata kontrollohen nëse kanë simptoma të virusit COVID-19.
“Nëse dikush kur vjen pa u lajmëruar, së pari bëhet kontrolli i simptomave, nëse nuk ka simptoma merret brenda dhe kontrollohet, nëse ka simptoma izolohet dhe merren masat tjera të nevojshme”, ka theksuar Haskuka.
I pari i Prizrenit ka theksuar se qytetarët po i respektojnë masat, mirëpo ai thotë se bashkë me policinë janë në kontroll të vazhdueshëm për t’u siguruar se po përfillen të gjitha rekomandimet.
Prizreni të dielën është shpallur zonë në karantinë, nga Ministria e Shëndetësisë, pas konfirmimit të 16 rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë.
Përveç Prizrenit, edhe shtatë komuna tjera të Kosovës janë zonë në karantinë, për shkak të numrit të madh të personave të prekur me koronavirus.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, të hënën mbrëma ka njoftuar se 15 persona kanë rezultuar pozitivë në testimet për acovid-19, duke çuar kështu në 377 numrin total të të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Deri më tani janë shëruar 63 persona, ndërkaq 8 kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...