Google ADS

Ditë e veçantë për Miriamin dhe Albanin

15:42 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Në shtëpinë e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit sot ka festë.

Djali i Albanit dhe Miriamit, Duam, sot mbushi plot tre muaj jetë, andaj familja do të festojnë bashkë në shtëpi.

Këngëtarja publikoi një fotografi në rrjete sociale, në të cilën tregoi tortën e bukur për tremujorin e vogëlushit të tyre.

“Dashuria ime 3 muajsh sot. Te dua sa bota”, ka shkruar Miriami sipër fotografisë, të cilën e realizoi nga ballkoni i shtëpisë.

Kësaj radhe, ata do të festojnë më ndryshe, ngase kjo festë e familjes u rastisi në kohën kur po qëndrojnë të gjithë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë.

Për ndryshe,  përveç djalit, dyshja janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ameli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme