Duke folur në një konferencë për media në Berlin, profesori Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch (RKI), tha se shifrat e fundit treguan se masat e izolimit janë duke dhënë rezultate
Gjermania ka arritur të ngadalësojë përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) por shpërthimi është larg nga kontrolli, njoftoi sot agjencia e ketij vendi për kontrollin e sëmundjeve.
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, profesori Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch (RKI) tha se shifrat e fundit treguan se masat e izolimit janë duke dhënë rezultate.
“Mund të vërejmë disa tendenca pozitive por nuk mund të themi se shpërthimi është i frenuar”, tha ai dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë distancimin social dhe të ndjekin masat themelore të higjienës.
Sipas institutit, që nga e diela, Gjermania ka më shumë pacientë të shëruar plotësisht me koronavirus sesa persona akoma të infektuar nga virusi.
Wieler tha se afër 68.200 persona janë shëruar nga koronavirusi deri më tani.
Rastet e koronavirusit u rritën nga 2.082 në 125.098 të martën në mëngjes, duke shënuar ngritjen më të ulët ditore që nga 23 marsi.
Instituti regjistroi 170 vdekje nga koronavirusi, duke arritur numrin e vdekjeve në 2.969./AA
Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin
Pacolli takon në rrugët e Nju Jorkut një polic nga Deçani dh...
Bashkimi e nis edicionin me fitore, Vëllaznimi njoftohet me ...
Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës p...
Musk tërhiqet nga beteja me drejtësinë në Brazil, emëron për...
Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fush...