Këtë periudhë pandemie globale, shumë prej artistëve shqiptarë e kanë shfrytëzuar për të punuar në prurje të reja muzikore.
Dhe tashmë një projekt të ri muzikor e ka sjell edhe këngëtari i mirënjohur Blero Muharremi.
Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, nga e cila tregon se ka realizuar një ‘cover’ të ri.
I njëjti ka publikuar në versionin e tij këngën “Pse s’thash të du” të legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut.
“Pse s’thash të du – cover e legjendës, Sabri Fejzullahu. Studio e improvizuar”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ky ‘cover’ u mirëprit edhe nga fansat e artistit Muharremi, pasi pranoi komente të shumta krahas videos.
Ndërkaq, kënga e fundit e realizuar me klip nga Blero mban titullin “Harrova”, të cilën e lansoi në fillim të muajit mars. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?