Google ADS

Serie A mund të rifillojë në fund të muajit maj

13:49 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Serie A mund të rifillojë në fund të muajit maj dhe kalendari pritet të jetë i ngjeshur deri në mbyllje të këtij sezoni futbollistik.

Një opinion në lidhje me këtë e ka dhënë edhe trajneri i njohur, Claudio Ranieri, i cili është në krye të skuadrës së Sampdoria.

Me gjasa në vazhdim do të hiqet përdorimi i VAR, ndërkohë që italiani është në një mendje me kolegët e tij në Angli: futbollistët duhet të mbrohen nga dëmtimet në këtë periudhë dhe për këtë duhen lejuar pesë zëvendësime.

Ja çfarë ka deklaruar Ranieri: “Për mua ky sezon nuk vlen, sepse nuk është në përputhje të plotë me rregullat. Unë e kuptoj që duhet të luajmë dhe që fusha duhet të vendosë, por nëse duhet të luajmë tre herë në javë, atëherë duhet të lejohen pesë zëvendësime”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme