Google ADS

Milani po përgatitet për të shitur lojtarin që paguhet 3.5 milion euro në vit

13:32 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Milani nis spastrimet e lojtarëve me peshë për të kursyer pagat e larta që ata marrin.

Lucas Biglia tashmë 34-vjeç është futbollisti i dytë i paguar më mirë te kuqezinjtë me 3.5 milionë euro në sezon dhe lihet pas vetëm nga portieri Gigio Donnarumma, por duke parë edhe moshën e madhe të argjentinasit, Milani do ta largojë në fund të sezonit pasi ka vendosur të mos i rinovojë kontratën që i skadon në këtë verë.

Arsyet dihen tashmë, pasi politikat e reja të vendosura nga Gazidis në klubin kuqezi janë që tavani i pagave të lojtarëve të mos e kalojë shifrën prej 2 milionë eurosh në sezon, përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë individ i veçantë.

Lucas Biglia u transferua nga Lazio te Milani në verën e vitit 2017-të për 16 milionë euro, por tashmë do të largohet pa lënë asnjë shenjë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme