Albin Kurti tregon më të rejat e fundit, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

12:45 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Sot u mbajtë mbledhja e XI e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku u mor vendimi për themelimin e grupit koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve që ka sektori privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19.

Albin Kurti me një status në Facebook ka treguar se çfatë u diskutuar dhe u ndërmor në këtë diskutim.

“Tashmë është e qartë se pandemia COVID-19 ka ndezur një krizë ekonomike në mbarë botën. Masat e marra për ta parandaluar dhe zvogëluar përhapjen e saj kanë ulur aktivitetet ekonomike në ekonominë reale. Në të njëjtën kohë, edhe oferta edhe kërkesa kanë pësuar shok negativ. Rrjedhimisht, më pak punohet, më pak prodhohet, më pak fitohet, dhe më pak shpenzohet.

Këtij procesi global të efekteve zingjirore në ekonomi, nuk ka pasur se si t’i shpëtojë as ekonomia jonë. Dhe, ndikimit negativ në të hyra, si pasojë e këtij procesi, nuk ka se si t’i shpëtojë as Qeveria jonë, ka shkruar Kurti.

Ky është postimi i tij në Facebook;

https://www.facebook.com/albini2017/posts/848999778933241

Të ngjashme