Manchester City ka refuzuar ofertën e Juventus për të shkëmbyer sulmuesit, Gabriel Jesus dhe Douglas Costa.
Sipas La Repubblica, “Zonja e Vjetër” është interesuar për Jesus sepse e sheh si lojtari i duhur që mund të jetë partneri i Cristiano Ronaldo-s dhe ia ka ofruar mundësinë për ta shkëmbyer me Costa-n, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, oferta e gjigantit italian është refuzuar nga “Qytetarët” sepse nuk besojnë se fiziku i Costa-s mund të përshtatet në Premierë Ligë.
Trajneri i City-t, Pep Guardiola ka punuar me brazilianin te Bayern Munich, andaj është në dijeni për lëndimet e shpeshta të lojtarit.
Thuhet se City ia ka bërë me dije Juventus-it se Gabriel nuk është për shitje./arbresh.info.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...