Presidenti francez, Emmanuel Macron, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka njoftuar zgjatjen e bllokimit mbarëkombëtarë deri më 11 maj
Ministria e Shëndetësisë së Francës ka informuar se të paktën 574 persona kanë hunbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 14.967.
Numri i rasteve të konfirmuara në Francë është rritur për 4.188 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshtëm të të infektuarve në 136.779.
Nga ministria informojnë se 32.113 pacientë me COVID-19 aktualisht po trajtohen në spitale, duke përfshirë edhe 6.821 që janë në repartet e kujdesit intensiv. Përpos kësaj, nga ministria thonë se është regjistruar ulje e numrit të pacientëve në repartet intensive.
Në 24 orët e fundit në Francë 551 persona janë lëshuar nga spitalet pasi janë shëruar, ndërsa nga fillimi i përhapjes së sëmundjes janë shëruar 27.718 persona.
Nga Ministria gjithashtu thonë se ka dhjetëra mijëra persona që janë infektuar dhe janë shëruar në shtëpitë e tyre.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në paraqitjen e tij të tretë televizive në lidhje me krizën e COVID-19, njoftoi zgjatjen e bllokimit mbarëkombëtar deri në 11 maj.
Macron tha se shkollat në Francë gradualisht do të hapen nga 11 maji, por dyqanet, kafenetë, restorantet dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.
Ai gjithashtu tha se kufijtë e Francës me shtetet që nuk janë anëtare të BE-së gjithashtu do të mbesin të mbyllura deri në njoftimin e ri.
Macron njoftoi se dëshiron që “në mënyrë masive” të anulojë borxhin e vendeve afrikane për t’i ndihmuar ata të luftojnë pandeminë.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të koronavirusit ka tejkaluar shifrën 1.p milionë, me mbi 118 mijë të vdekur dhe mbi 444 mijë të shëruar.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...