Google ADS

Jose Mourinho nuk lejon largimin e Ndombele-s

11:45 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është duke ‘luftuar’ për të mbajtur në skuadër mesfushorin, Tanguy Ndombele.

Pavarësisht që tekniku portugez e kritikoi Ndombele-n para një muaji, nuk mendon ta largojë nga skuadra, transmeton portali arbresh.info.

Ka raportime të shumta që francezi kërkohet nga Barcelona dhe gjiganti katalunas është i gatshëm të ofrojë vlerën e lartë prej 60 milionë euro.

Tottenham është i gatshëm ta shesë pasi koronavirusi ka goditur ekonominë e klubit, por Mourinho është shkaktari kryesor pse ende nuk kanë filluar negociatat.

Pos Barcelonës, interesim për Ndombele ka edhe PSG./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme