Prishtinasi godit veturën e policisë, pastaj ik nga vendi i ngjarjes

10:56 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme, ne rrugën Xhavit Ahmeti në Prishtinë, një përson i ka ikur policës ndaj tentimit për ta ndalur, e pastaj e ka goditur veturën e policisë, duke i shkaktuar dëme materiale.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, transmeton arbresh.info.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shteti, e ndërsa rasti mbetet nënë hetim.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës;

Rr- Xhavit Ahmeti Prishtinë, 13.04.2020 21:20. Njësit policore gjatë tentim ndalimit të një veture  të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar  i cili edhe disa herë tjera nuk ju kishte ndalë policisë andaj në përpjekje për tu larguar e ka goditur veturën e policisë duke i shkaktuar dëme materiale, pastaj ka arrit të ikë në drejtim të panjohur.  Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti mbetet nën hetime./arbresh.info

 

Të ngjashme