Lehtësohen masat në Austri, rihapen disa dyqane

09:47 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Austria do të hapë mijëra dyqane, pasi kërkon të lehtësojë masat e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qendrat e kopshtit, dyqanet e mëdha dhe ato të vogla do të hapen si pjesë e planit hap pas hapi për të rinisur ekonominë, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, rregullat e rrepta të distancimit shoqëror mbeten në fuqi, me njerëz të nxitur të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Austria madje e ka bërë të detyrueshme që njerëzit të mbajnë një maskë në supermarkete dhe farmaci.

Disa vende të tjera gjithashtu kanë lehtësuar kufizimet e vendosura mbi pandeminë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme