“Ibrahimovic nuk më fliste pasi e shita te PSG”

08:53 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Shefi i Monza, Adriano Gallani ka pranuar se nuk i kishte punët mirë me sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic kur e shiti te PSG gjatë kohës që ishte shefi i “Rosonerëve”.

Galliani kaloi 31 vite në krye të Milan-it me Silvio Berlusconin, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, ka zbuluar se shitja e suedezit në vitin 2012 a bërë që lojtar të mos i flas, sepse i kishte premtuar se asnjëherë nuk do e shesë.

“E kemi shikuar Ibra edhe më herët kur ishte te Ajax, por atëherë nuk shënonte shumë gola. U përmirësua shumë nën urdhrat e Capello dhe në vitin 2016 arritëm marrëveshje”.

“E shita në vitin 2012 dhe nuk me fliste për një kohë, një pjesë ishte sepse i kisha premtuar se asnjëherë nuk do e shitja”.

“Duhej ta shisnim shkaku i buxhetit, e njëjta arsye edhe për Thiago Silva”, deklaroi ai.

Ibra gjatë janarit u rikthye në “San Siro”, ndërsa Silva pritet të rikthehet në verë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme