Kompania tha se kishte mbledhur një ekip për të ndërtuar “kapacitetin e tij të testimit shtesë”. Stafi i Amazon ka kritikuar më parë firmën për përgjigjen e saj ndaj pandemisë koronavirus.
Kompania pranoi që burimet e testimit ishin të kufizuara, kështu që kishte mbledhur një ekip punonjësish për të zhvilluar objektin e vet, shkruan BBC.
Sipas faqes së lajmeve Bloomberg, të paktën një strukturë në Amazon po hetohet nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqetësimet që nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur punëtorët.