Luis Suarez: Lautaro duhet të qëndrojë te Inter

08:36 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda e Inter, Luis Suarez ka thënë se sulmuesi, Lautaro Martinez duhet të konsiderojë mundësinë për të refuzuar ofertën e Barcelonës.

Argjentinasi qysh nga muaji i kaluar është shumë i kërkuar nga gjiganti katalunas dhe pritet që ky transferim të ndodh, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Luisito që më herët ka luajtur edhe për Barcelonën, e ka këshilluar Martinez të vazhdojë të përmirësohet me “Neurazurët”.

“Barcelona është me e fortë se Inter në gjithçka. Ai mund t’i ndihmojë Inter të përmirësohen dhe duhet të qëndrojë sepse të gjithë kanë besimin e tij”.

“Në mendimin tim, Lautaro duhet të vazhdojë të luaj që të bëhet lojtar i mirë. Te Inter mund të arrijë këtë gjë”.

“Është ende i ri dhe ka dy vite dhe nëse dëshiron të ndryshoj, atëherë është problem tjetër”, deklaroi ai.

Kartoni i argjentinasit është 111 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme