Real Madrid gati ta ‘thyejë’ bankën për transferimin e yllit të Liverpool

08:23 | 14 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid gjatë verës do bëjë gjithçka për të transferuar sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.

Sipas Sun, trajneri Zinedine Zidane është admirues i madh i senegalezit, andaj ka kërkuar nga klubi që ta largojnë nga “Anfield”, transmeton portali arbresh.info.

Mane muajin e kaluar nënshkroi kontratë me vlerë 150 mijë euro në javë me “Reds”, por kontrata e tij skadon pas 18 muajve.

Reprezentuesit e 28-vjeçarit janë informuar se mund të nisin negociatat për transferimin e mundshëm gjatë verës.

I interesuar për shërbimet e Mane mbetet PSG, kurse kartoni i tij plotë 150 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme