Mustafa e quan vendimin e Sveçlës diktaturë

00:33 | 14 Prill 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një vendimi të veçantë ua ka lejuar deputetëve të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të diskutohet për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja për të përballuar krizën që do të sjellë pandemia.

Sipas Mustafës, kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vihen mbi përfaqësuesit e popullit.

Postimi i plotë i Mustafës:

Edhe kjo ndodhë!

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.

Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit.  Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!

Kësaj i vjen era diktaturë!.

Të ngjashme