Selena Gomez tregon vështirësitë e të qenit e famshme

23:38 | 13 Prill 2020
Trina Galanxhi

Këngëtarja tha se thashethemet e kanë ‘mbytur’ atë.

Selena Gomez është duke kaluar një vit tejet të suksesshëm, pas publikimit të albumit ‘Rare’ e cila po kryeson top listat, ajo është duke hyrë edhe në industrinë e kozmetikës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këtë javë ish e dashura e Justin Bieber dha një intervistë për Amy Schumer rreth projekteve të saj.

Në një fotosesion nga Eli Russell Linnetz dhe stiluar nga Mel Ottenberg, ish-ylli i ‘Disney’ kurrë nuk është dukur më mirë.

Ajo ishte veçanërisht e sinqertë kur foli për çështjet e saj me famën.

Ballafaqimi me famën në një moshë të re ishte e vështirë për të.

“Unë humba kontrollin kur isha super e re,” tha ylli i cili filloi të punojë në moshën shtatë vjeç dhe ishte pjesë e serive të ‘Wizards Of Waverly Place’ për pesë vjet, kur ajo ishte vetëm një adoleshente.

“Unë mendoj se fama i shfaqte dobësitë e mia në momente të caktuara tek të tjerët” tha ylli në intervistë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme