Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka komentuar masat e reja kufizuese që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se për herë të parë në media po e sheh sistemin e ri të ndalim-qarkullimit në Kosovë.
“Nuk e kam pasë këtë informatë për këto kufizime të reja. Kam pasë informacion se po përgatitet një aplikacion, por jo në këtë formë”.
I pari i Prishtinës deklaroi se këto janë ngritje drastike e kufizimeve, pasi po ndalohet edhe qarkullimi i makinave.
“Unë si kryetar i komunës do të shkoja me masa të thjeshta që janë të kuptueshme nga të gjithë dhe që nuk kanë shumë komplikime dhe paragrafë që duhet lexuar. Ne tash e dy ditë u morëm se cilat biznese kanë të drejtë të kalojnë në kufi, derisa tash duhet të merremi gjithë javën me shpjegimin e këtyre rekomandimeve”.
Ahmeti thotë se gjëja më e thjeshtë që duhet t’iu themi qytetarëve është që të qëndrojnë në shtëpi.
“Për momentin jam i brengosur për këtë orar të komplikuar të cilën duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së