Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 11 tonë dezifektantë me bazë alkoolin në një magazinë në Atikën lindore.
Sipas autoriteteve greke,sasi e dezifektantëve nuk ishte deklaruar sipas urdhëresës qeveritare për deklarimin e sasive të dezifektantëve dhe maskave mbrojtëse prej covid 19,të datës 14 mars 2020,ndaj përveç sekuestrimit,biznesi në të cilin ndodheshin,u gjobit dhe kaloi në ndjekje penale.
Autoritete greke deklaruan se kanë vënë gjoba me vlerë 220.000 euro për mos deklarim të sasive të materialeve që ndihmojnë në luftën kundër covid19 dhe ka çuar në ndjekje penale administratorët e më shumë se 30 subjekteve.
Gjithashtu është gjobitur me 32.000 euro një kompani korier,e cila rriti çmimet në mënyrë abuzuese, për shkak të situatës së izolimit nga Koronavirusi. Vlen të përmendet,se kompania në fjalë,mundi të operojë në treg me çmimet më të shtrenjta për vetëm 2 orë, përpara se kontrollorë të ministrisë së Tregtisë të mësynin në zyrat e saj dhe të penalizonte kompaninë e cila përveç gjobës rrezikon edhe penalitete tepër të rënda të cilat arrijnë deri në heqje të licencës për një periudhë kohore.
Me herët ka qene kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, i cili në një mesazh televiziv siguroi greket se vendi shumë shpejte do të dalë nga kriza e covid edhe më i forte,me më shumë shanse zhvillimi dhe prosperiteti.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...