Qeveria e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për të treguar masat e reja që do të hynë në fuqi nga e mërkura.
Ministrat e Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari, Emilia Rexhepi, kanë bërë të ditur masat e ashpra të qarkullimit prej të mërkurës (pasnesër).
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, nga e mërkura qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre, do të jetë vetëm 1 orë e gjysmë gjatë ditës.
Masat e paralajmëruara nga ministrat e Qeverisë janë si në vijim:
Prej datës 15 prill 2020, në orën 06:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komuna, përveç rasteve në vijim:
-Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal.
Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës./arbresh.info
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave