Duke u bazuar në zbatim të ligjit nr. 05/L-043 për faljen e Borxheve Publike, zyra e Tatimit në Pronë e cila funksionon në kuadër të drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit ka publikuar listën e personave Fizik dhe Juridik, të cilët duke ju nënshtruar ligjit mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike (Tatimin në Pronë) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, listat pasqyrojnë gjendjen e të dhënave deri me dt. 01 tetor 2015.
Sipas zyrtarëve të Tatimit në Pronë, përfitues në bazë të ligjit nr. 05/L-043 për faljen e Borxheve Publike janë edhe tatimpaguesit që kanë borxhe të Tatimit në Pronë për periudhën 2009-2014, të cilët bëjnë pagesën e borxhit të Tatimit në Pronë në tërësi, apo bëjnë marrëveshje për pagesën e borxhit me këste.
Te obliguesit tatimor që bëjnë pagesën e plotë të borxhit të Tatimit në Pronë janë të liruar nga pagesa e kamatës dhe dënimit, për periudhën 2009-2014, ndërsa obliguesit të cilët plotësojnë deklaratën dhe bëjnë marrëveshje për pagesën e borxhit me këste duke ju përmbajtur me përpikëri marrëveshjes, lirohen vetëm nga pagesa e dënimit për këtë periudhë.
Zyrtarët e Tatimit në Pronë njoftojnë të gjithë tatimpaguesit që për çfarëdo arsye konsiderojnë se borxhi i mbetur i tyre është joreal, kanë të drejtë në afat 30 ditësh të ankohen para bordit të ankesave, që do të formohet nga komuna e Rahovecit.
Zyrtarët e Tatimit në Pronë, ftojnë të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë Zyrën e Tatimit në Pronë për tu njoftuar me obligimet e mbetura tatimore pas faljes së borxheve dhe të deklarohen për mënyrën e pagesës së obligimeve të tyre.
Zyra e Tatimit në Pronë është në çdo kohë në shërbim të tatimpaguesve të saj.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua