Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Istogu, e cila pas një operimi, u konstatua se ishte e infektuar edhe me COVID-19.
Ajo ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe të respektohen urdhrat e institucioneve.
“Sot, në Komunën tonë, COVID-19 mori jetën e një gruaje të re, një nëne vetëushqyese e cila rriste dy fëmijët e saj. Kjo tregon që ky armik i padukshëm merr jetë njerëzish pa dallim, të rinjë e të vjetër, të pasur e të varfër, burra dhe gra. Andaj, duke shprehur ngushëlimet më të sinqerta familjes, ju thërras të gjithëve që të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë urdhërat pavarësisht se sa vështire mund të na duken sot. Kujdesi për veten është kujdes për njëri tjetrin. Për më të dashurit tanë!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.
Deputetja Kadaj-Bujupi më herët ka kërkuar që nënat vetëushqyese dhe punëtorët pa kontrata të futen në pakon fiskale të Qevverisë së Kosovës, që është destinuar për periudhën pandemike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...