Një tinejxher i vetëdeklaruar haker thotë se ka hakuar emilin personal të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan dhe ka nxjerrë të dhëna top-sekrete.
Hakeri i cili e përshkruan veten si një student i shkollës së mesme në Amerikë i telefonoi Neë York Post për ti paraqitur gjetjet e tij.
Sipas tinejxherit, email-i privat i drejtorit ka pasur të dhëna mjaft senzitive si: aplikacioni 47 faqe i tij për një autorizim top-sekret të sigurisë, numrat dhe informacionet personale të dhjetëra zyrtarëve të inteligjencës amerikane dhe një letër të qeverisë në të cilën diskutohen teknikat e rrepta të intervistimit të të dyshuarve për terrorizëm.
Hakeri operon nën emrin “Crackas With Attitude” në Twitter.
Për ti mbështetur deklaratat e tij për hakimin ai postoi edhe pamje të dokumenteve senzitive. Agjencitë federale përfshi këtu edhe FBI-ja janë duke e hetuar çështjen. Sipas tyre haberi mund të përballet me akuza kriminale.
Megjithatë dy zyrtarë anonim në SHBA thanë se asnjë informacion sensitiv nuk është hakuar./arbresh.info
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...