Izolimi i njerëzve sjell pasoja pozitive për natyrën

16:14 | 13 Prill 2020
Arbresh.info

Në të gjithë botën kemi parë këto ditë sesi kafshët dhe shpendët janë rikthyer në hapësirat e uzurpuara nga njerëzit.

Nuk bën dallim as Shqipëria. Vëzhgimi i florës dhe faunës së zonave të mbrojtura Karaburun -Sazan ka treguar se kemi një shtim të specieve.

Karantinimi i njerëzve dhe ndërprerja e veprimtarisë së njeriut ka bërë që flamingove në lagunën e Nartës t’u rikthehet qetësia, çka u siguron kushte optimale për ushqyerje dhe riprodhim.

Edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë kamerat kurth kanë filmuar dhe fotografuar specie të ndryshme. Natyra i dha një leksion njerëzve në këtë kohë pandemie!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme