Real Madrid nuk është duke menduar ta aktivizojë klauzolën e blerjes së portierit, Alphonse Areola.
Sipas L’Equipe, Zidane ka humbur besimin te francezi, andaj preferon transferimin e ndonjë portieri që mund të garojë me Thibaut Courtois për vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Areola do rikthehet në “Parkun e Princave” ndërsa “Mbretërit” do mundohen të transferojnë portierin e Milan-it, Gianluigi Donnarumma.
Areola ka kontratë me “Parisienët” deri në vitin 2023, por është i kërkuar edhe nga Chelsea.
Francezi momentalisht në Kombëtaren e Francës është i treti pas Hugo Lloris dhe Steve Mandanda./arbresh.info.
IKD publikon raportin “Përmbushja” e premtimit p...
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje dhe ...
Ndryshimi “flakë” i Riri-t, mahnit fansat
Krasniqi: Askush nuk duhet ta përballojë kancerin e gjirit e...
Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kr...
Florida përgatitet për uraganin ‘Milton’