Aplikimi për lejen për të lëvizur realizohet online, ndërsa strukturat e Policisë së Shqipërisë vendosin për autorizimet përkatëse
Në Shqipëri teksa numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) vazhdon të rritet, masat e marra nga institucionet vazhdojnë të jenë në fuqi pa afat, ndërsa kanë ndryshuar oraret për lëvizjen e qytetarëve, transmeton arbresh.info.
Në lidhje me masat, vazhdon të jetë e kufizuar lëvizja e qytetarëve, me përjashtim të një pjesëtari të familjes i cili me anë të lejes nga autoritetet mund të lëvizë nga banesa me arsye të ndryshme.
Autorizimi për të dalë nga banesa përfshin arsyet e blerjes së produkteve ushqimore, ilaçeve apo për arsye të tjera urgjente.
Ndërkohë, gjatë javës nga e hëna e deri të premten kohëzgjatja e lejes ditore, sipas urdhrit të ri të Ministrsë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga ora 05:00-17:30 është 90 minuta. Më parë lëvizja sipas autorizimeve ishte e lejuar nga ora 05:00-13:00.
Aplikimi për lejen për të lëvizur realizohet online, ndërsa strukturat e Policisë së Shqipërisë vendosin për autorizimet përkatëse
Sipas urdhrit të ri, në të gjithë vendin të premten nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00, duhet të qëndrojnë të gjithë qytetarët në shtëpi, me përjashtim të punonjësve që kanë autorizime për të shkuar në vendet e punës.
Ndërkohë, për pensionistët është këshilluar qëndrimi në shtëpi, pasi institucionet do të angazhohen për dërgimin e pensioneve në shtëpi dhe ofrimin e shërbimeve të tjera, sidomos për produktet ushqimore.
Momentalisht në vend janë testuar gjithsej 4,070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar 467 pozitivë me COVID-19, përfshirë edhe e 23 personat kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre 232 janë shëruar.
Në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa institucionet përveç kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, kanë marrë masa të tjera si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, ndalimi i shërbimit në bare dhe restorante, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private./AA
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...