Agjenti i Milot Rashicës, Altin Lala ka thënë se para pandemisë së koronavirusit ishin në bisedime me disa klube.
23-vjeçari mbetet i lidhur me largimin nga Werder Bremen me Liverpool, West Ham, Aston Villa dhe Wolves të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Lala për Sport1 ka thënë se para krizës ishin në bisedime me disa klube, ndërsa momentalisht çdo gjë është e qetë.
“Para krizës ishim në kontakt me disa klube, duke përfshirë nga Bundesliga. Momentalisht, çdo gjë është e qetë”.
“Jam i sigurt se kur gjërat do bëhen normale, ndonjë gjë mund të ndodh. Është e qartë se deri në fund të sezonit Milot është i koncentruar me Werder Bremen”, deklaroi ai.
Kontrata e yllit të Kosovës me klubin gjerman skadon në verë të vitit 2022, kurse klauzola e lirimit është 38 milionë euro./arbresh.info.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...