Andre Onana i hapur për rikthimin te Barcelona: Nëse duhet kthehem, do të kthehem

10:26 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Portieri i Ajax, Andre Onana ka thënë se nuk e ka problem rikthimin te Barcelona.

Në kohën e fundit ka raportime të shumta që Onana do largohet nga gjiganti holandez sepse kërkohet nga PSG dhe Chelsea, mirëpo edhe Barcelona është duke e vëzhguar, transmeton portali arbresh.info.

‘Gardiani’ me prejardhje nga Kameruni ka thënë se Barcelona është shtëpia e tij dhe në të ardhmen mund të rikthehet.

“Ende kam lidhje shumë të mira me Barcelonën, presidentin dhe trajnerët”.

“Siç kam thënë më herët, Barça është shtëpia ime. Nëse duhet të kthehem, do kthehem. Por, jam shumë larg. Jam portier i Ajax dhe do shohim çfarë do ndodh në fund të sezonit”.

“Unë vetëm kujdesëm për topin në ndeshje. Punët tjera i menaxhon agjenti”, deklaroi ai.

Onana ishte në akademinë e Barcelonës në vitin 2010 para se të kalonte te Ajax në vitin 2014, aty ku ka bërë 178 paraqitje në të gjitha garat duke e mbajtur portën e paprekur për 74 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme