Google ADS

Kryetari i Vushtrrisë ka një paralajmërim për banorët e komunës që ai e drejton

08:50 | 13 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se dy rastet e reja në këtë komunë, janë punëtorë shëndetësor që kanë punuar në një institucion privat në Prishtinë.

Ai tha se janë të njohura kontaktet e dy të infektuarve, pasi ata kanë qenë të kujdesshëm dhe i dinë ato.

Sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është që shtatë të dyshuarit në Smrekonicë, kanë dal me rezultate negative.

Tahiri beson që situata është nën kontroll.

“21 ka qenë numri i të prekurve me Covid-19 në këtë komunë dhe prej 4 janë shëruar”, tha ai, transmeton KP.

Ai thotë se pajtohet që të ketë masa shtrëngese shtesë, derisa ka paralajmëruar se në Vushtrri së shpejti do të fillojnë testimi në masë i temperaturës si shenjë e parë e Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme