Google ADS

Barcelona rikthen interesimin për Aymeric Laporte

08:10 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Manchester City-t, Aymeric Laporte vazhdon të jetë në ‘radarin’ e Barcelonës.

Edhe pse City e ka paralajmëruar se nuk do e shesin Laporte, klubi katalunas është duke u munduar të nis negociatat, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona e sheh Laporte si zëvendësuesi adekuat i Gerard Pique.

Dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vite është avantazhi tjetër i Barcelonës, ngase ka raportime se ëndrra e 25-vjeçarit është ta fitojë garën me prestigjioze në botë.

Pos Laporte, në listën e kampionit të Spanjës ndodhen edhe Luiz Felipe dhe Dayot Upamecano./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme