Andrea Bocelli koncert ‘live’ nga katedralja e zbrazët e ‘Duomo di Milano’

21:05 | 12 Prill 2020
Arbresh Info

Muzikë për shpresë’, Andrea Bocelli koncert në katedralën e ‘pa jetë’.

Këngatari itailian i operës Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralën e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri në këtë Festë të Pashkëve, shkruan Daily Mail.

Këngëtarit 61-vjeçar iu dha leja për të hyrë në katedralen e Milanos nga Gianantonio Borgonovo, dhe kryetari, Giuseppe Sala, për setin e tij të bujshëm ‘Muzikë për shpresë’.

Përpara shfaqjes së tij, Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen ‘pa frymë’, i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një fjongo.

Tenori ishte pa një audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube, dhe brenda pak orëve priten të publikohet versioni ‘audio’ i performancës së tij.

Bocelli në këtë interpretim është shoqëruar vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme