“Bayern tha se 5 milionë euro ishin shumë për Raphael Varane”

17:18 | 12 Prill 2020
Arbresh Info

Zbuluesi i talentëve, Willy Sagnol u mundua ta transferojë mbrojtësin, Raphael Varane te Bayern Munich gjatë kohës kur lojtari ishte pjesë e Lens.

Varane në moshën 18-vjeçare u cilësua si një ndër talentët më të mirë në botë dhe këtë arriti ta dëshmojë te “Mbretërit” gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Bayern kishte mundësinë për ta ‘rrëmbyer’ francezin para se të kalonte te Real-i, por nuk pranuan të paguajnë pesë milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar Sagnol i cili ka thënë se nëse do ndodhte ky transferim, atëherë gjiganti gjerman nuk do e kishte problem mbrojtjen për më shumë se një dekadë.

“Pas një gjysmë ndeshje e pashë sa i matur ishte. Luajti si mesfushor defensivë në pjesën e parë, pastaj kaloi si qendërmbrojtës”.

“Kisha lidhje të mira me Lens dhe pas 48 orëve, ia dola të zbuloi se çmimi i tij ishte mes katër dhe pesë milionë euro”.

“Kur i tregova Bayern, me thanë se ishte ende shtrenjtë për një 18-vjeçar. Pas dy muajve kaloi te Real-i për 10 milionë euro”.

“Varane nuk është penduar dhe jam shumë i lumtur, por gjëja që me zemëron është se Bayern mund të kishte qendërmbrojtës për 10-12 vite”, deklaroi ai.

Varane ka besimin e plotë të çdo trajneri që ishte pjesë e Real-it duke qenë në formacionin e parë dhe ka bërë 301 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 14 gola dhe fituar plotë 17 medalje./arbresh.info.

Të ngjashme