Milani do ta shes në verë portierin Gianluiggi Donnarumma për shkak të pagës së lartë të tij.
Rossonerët kanë disa emra në listë për ta zëvendësuar italianin, por duket se më në fund kanë vendosur për njërin nga ta.
Fjala është për italianin Pierluigi Gollini, i cili ka shfaqur formë të lartë këtë edicion me Atalantën.
25-vjeçari është grumbulluar rregullisht edhe nga Kombëtarja e Italisë dhe shihet si pasardhësi më i denjët për Donnarumman.
Milani është gati të shpenzojë 18 milionë euro për transferimin e Gollinit në San Siro.
Portieri italian aktualisht fiton më pak se një milionë euro në sezon dhe Milani ka menduar edhe për t’i dyfishuar pagën.
Kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë kontratë pesë vjeçare Gollinit me pagë vjetore prej dy milionë eurove në sezon.
Vet portieri italian ka pranuar transferimin te Milani, por tani i mbetet dy klubeve të gjejnë një marrëveshje për formulën e këtij transferimi.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën