Shërohen plotësisht dy mjekë në Shqipëri

13:28 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Së fundmi dy mjekë të tjerë që ishin infektuar nga CoVid-19, janë shëruar plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se ky është një lajm shpresëdhënës në këto ditë të vështira.

Gjithsej numri i personelit mjekësor që kanë mundur Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 32.

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.

Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

FORCA”shkruan Manastirliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme