Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së pashkëve.
Veseli ka thënë se Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, duke ftuar që kjo festë le të nxisë që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë.
“Sot dëshiroj të uroj përzemërsisht te gjithë besimtarët e krishterë, Gezuar Pashkët! Harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë. Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, mesazhe shprese këto që na nevojiten më së shumti në këtë periudhe”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka deklaruar se duhet pasur kujdes dhe duhet mbajtur distancën sociale me qëllim të ruajtjes nga virusi korona.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...