Stikat dhe efektet e tyre shëruese

08:23 | 3 Mars 2015
Arbresh.info

Disa kërkues në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar disa kohë më parë se këto fruta janë veçanërisht të pasura me antioksidantë dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Në veçanti, ata gjetën se stikat përmbajnë një nivel të caktuartë lutein (një ushqim i fuqishëm antioksidant), beta karroten dhe gama tokoferol.

Beta karroten kthehet në vitaminë A dhe luan një rol parandalues kundër kancerit, ndërsa gama tokoferol një formë e zakonshme e vitaminës E, mban larg sëmundjet e zemrës. Luteina është gjithashtu e rëndësishme për shikimin dhe lëkurën. Këto antioksidantë evitojnë që muret e enëve të gjakut të bllokohen nga kolesteroli që shkaktojnë inflamacion.

Stikat janë stimulues imuniteti
Kërkimet e fundit të kryera me vajin e stikave, tek personat që e konsumojnë si ushqim, është evidentuar aftësia e tij për të stimuluar dhe për të forcuar qelizat e sistemit imunitar, duke përshpejtuar shërimin e infeksioneve.

Nëse e përdorim si vakt të lehtë është një tonik i mrekullueshëm
Stikat janë vakti më i mirë i ofruar për ne nga natyra. Një grusht nga këto fara vajore si një vakt i lehtë midis mëngjesit dhe drekës, është shumë ushqyes i pasur me fibra dhe antioksidantë.

Në fakt, midis të gjitha llojeve të arrave me lëvozhgë fistiku është ai që siguron më shumë benefite ushqimore me kalori

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme