Të dielën nisë largimi nga karantina shtetërore i dhjetëra shtetasve të cilët kanë plotësuar kushtin dy javorë të karantinimit.
Nga Qeveria njoftojnë se qytetarët do t’i lëshojnë karantinat varësisht ditës kur janë sistemuar. Përveç të dielës, largimi i tyre gjatë ditëve tjera të javës do të bëhet përgjatë orës policore.
“Personat që kanë qenë të vendosur në karantinë largohen gjatë orës policore. Kjo bëhet me qëllim kontrollin më të lehtë të tyre, sigurisë së tyre dhe sigurinë e përgjithshme. MPB-ja do t’i evidentojë dhe njoftojë nëpunësit policorë për të gjitha veturat që do t’i transportojnë shtetasit e dalë nga karantina. Personat që largohen do të pyeten për transportuesin”, njofton kabineti qeveritar.
Nuk do të ketë transport të organizuar nga Qeveria. Kjo për arsye se transporti publik rrit shkallën e mundësisë për t’u infektuar.
“Logjika për transport të mëvetësishëm nga karantina shtetërore deri në vendin për vetizolim, bazohet në parandalimin e kontaktit me personat tjerë që ndodhen në karantinë”.
Pas karantinës, qytetarët duhet patjetër të qëndrojnë në vetizolim 14 ditorë. Qëndrimin në vetizolim do ta garantojnë përmes nënshkrimit të dy deklaratave, një për Ministrinë Shëndetësisë dhe një për MPB-në. Aktualisht në karantinë shtetërore ndodhen mbi 1690 persona të sistemuar në 27 ambiente./telegrafi
Tirana ndriçohet për festat e fundvitit, ndizen dritat e pem...
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të P...
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...