Kurti uron Pashkët: Le të jetë kjo festë e triumfit të shpresës mbi dëshpërimin

22:28 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka uruar pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë.

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë e kudo në botë festojnë Pashkët”.

“Pashkët janë festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, simbol i guximit mbi frikën dhe i shpresës mbi dëshpërimin. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri. Kemi nevojë për më shumë dashuri për të mundur frikën nëpër të cilën po kalojmë”.

“Kohërat sikur këto testojnë durimin dhe besimin tonë për të ardhmen. Por, si popull i lashtë që jemi e si shoqëri që kemi mbijetuar nëpër rreziqe e sfida të shumta, ne dimë si të bëhemi bashkë e të fitojmë”.

“Tash është koha të jemi bashkë sepse e kemi armikun e përbashkët. Gëzuar Pashkët! Le të jetë kjo festë e triumfit të shpresës mbi dëshpërimin”, ka shkruar Kruti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme