Shërohet pacienti ‘zero’ me Covid­–19 nga Ferizaj

21:22 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

Komuna e Ferizajt sot u vendos në karantinë. Por nga komuna është dhënë një lajm i mirë se pacienti ‘zero’ është shëruar.

“Pacienti zero i infektuar me koronavirus në Ferizaj, apo J.H nga fshati Bibaj pas dy testeve për COVID-19, ka rezultuar negativ, pra kemi të shëruarin e parë nga koronavirusi në Ferizaj. Këtë e konfirmoi vet ai. Bashkëqytetarë, ndiqni udhëzimet??izolohuni dhe fitoren në këtë luftë e kemi të sigurt”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas 18 rasteve me koronavirus në Ferizaj, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që kjo komunë të futet në karantinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme