Gjatë ditës së sotme rreth 100 zyrtarë policor kanë kërkuar qytetarin B.O që është paraqitur si person i zhdukur që nga 24 marsi i këtij viti.
Por pas gjithë kërkimeve nga Policia ende nuk kanë arritur të gjejnë gjurmë e shenja që qojnë në gjetjen e tij, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot, më 11.04.2020, Policia e Kosovës, ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020. Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur.
Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë./arbresh.info
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...