Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka përshkruar fitoret më të mëdha të karrierës së tij, njëra sa ishte lojtar në Sampdoria, dhe tjetra si trajner te Manchester City.
Mancio foli për gazetën Il Sole 24 Ore dhe zgjodhi trofetë më të mirë që shënuan jetën e tij në futboll.
“Si trajner, Liga Premier me Manchester Cityn në vitin 2012. Gjithmonë është e rëndësishme për një trajner italian të fitojë jashtë vendit, por ishte gjithashtu një mënyrë shumë e veçantë për të fituar titullin”, ka thënë fillimisht Mancini.
“Ne përfunduam një rikthim në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit të sezonit”.
Sa për ditët e tij në fushë, Mancini anashkaloi suksesin me Lazion e Sven Goran Eriksson, pasi fitoren më të madhe e cilëson me klubin e vjetër.
“Pa dyshimin më të vogël, Scudetto e fituar me Sampdorian”.
“Ishte një objektiv i pamundur të mendohej madje, por mendoj se do të ishte e pamundur të përsëritej”, përfundoi trajneri italian.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok