Antarët i KD të PDK-së, Dega Gjilan, Flurim Arifi, ka thënë se në këto ditë jemi duke u ballafaquar me pandeminë dhe se mediat janë duke na bezdisur me lajme për shkarkime dhe borde.
“Këto ditë, ku ne jemi duke u ballafaqur me mbijetesë karshi rrezikut që po na kanoset nga pandemia. Mediat e shkruara dhe elektronike ( pa fajinin e tyre) janë duke na bezdisur me disa lajme për shkarkime/ngarkime të disa bordeve ( që në parim besoj që askush nuk është duke u brengos hiq për këtë punë”), thënë ai.
Ai thotë se, puna e bordeve (pa hy në anën ligjore) në shumicën e rasteve është KEQPËRDORUR më të madhe nga të gjitha partitë politike që nga pas lufta. Aty në shumicën e rasteve janë vendosur njerzë pa kurrfar merite profesionale, intelektuale (padyshim ka përjashtime), shkruan arbresh.info.
Sipas tij, këta persona përbrenda këtyre bordeve kanë shkaktuar dëme aq të mëdha sa që besohet që dëmi dhe pasojat e tyre do të vërehen me gjenerata të tëra.
“Shumica e antarëve të këtyre bordeve kanë qenë të ndërlidhur me partitë politike. Mirëpo, edhe ata që kanë qenë të deleguar nga partitë politike po thuajse në shumicën e rasteve janë asocuar më po ato parti politike vetëm në momentin që janë emëruar në ato borde. Në momentin që kanë qenë brenda atyre bordeve as që kanë dashur të ndëgjojnë për partitë (aktivistët) të cilat i kanë shpërblyer me ato poste ( shumicën e rasteve pa meritë), prandaj edhe vetë aktivistët e po atyre partive nuk kanë qëne të kënaqur me ata përfaqësues në ato borde”, ka shtuar ai.
Ai thotë se ështu që shumë aktivistët janë gëzuar me këto shkarkime (vërehen këto reagime në rrjetet sociale).
“Prandaj është mirë ata që kanë qenë përgjegjës për caktimin e tyre të mos prononcohen hiq për këtë çështje, pasi që në të njëjtën kohë po dalin edhe qesharak edhe jo kredibil para popullit dhe aktivistëve lojal dhe të ndershëm të partive respektive. Tani këto ditë, këta (VV) që e patën rastin të përmirsojnë këtë fenomen të keq që e ka përfshirë shoqërinë tonë, vazhduan me po të njëjtin avaz, duke emëruar njerzë politike, shumë KEQ , thotë populli “dardha bjen nën dardhë”, ka thënë Arifi.
Në fund ai thotë se, kështu që është mirë në si shoqëri të fokusohemi diku tjetër sidomos në pandemi se kjo puna e “bordeve” nuk po na ec si shoqëri./arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...