Vdes edhe një person nga koronavirusi në Mitrovicën e Veriut, konfirmohen katër raste të reja

17:30 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

Një serb nga veriu i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Siç ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus,  pacienti 55 vjeçar nga Mitrovica e Veriut ishte i shtrirë në Spitalin e Nishit, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja, transmeton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe nga epidemiologu, Aleksander Antonijeviq.

Me këtë rast, shënohet personi i dytë nga veriu i Mitrovicës që vdes nga COVID-19.

Po ashtu, siç është bërë e ditur, në pjesën veriore të vendit sot janë shënuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

 

Të ngjashme