Gazeta Blick ka lëkundur paksa Federatën e Futbollit të Kosovës me një raportim rreth të ardhmes së Bernard Challandes
Trajneri zviceran ka kontratë me Përfaqësuesen tonë deri në fund të muajit qershor dhe sipas mediumit ende nuk ka bisedimet për të arritur një marrëveshje të re.
Challandes fitoi zemrat e futbolldashësve mbarë shqiptarë, duke fituar me ‘Dardanët’ 11 ndeshje, ka barazuar në pesë, prej 20 prej tyre.
Gazeta zvicerane në shkrimin kushtuar Beranrd Challandes, raporton se a duhet të larguar ai nga Kosova pas situatës me coronavirus dhe të kërkojë një aventurë të re.
Kualifikimi i Kosovës në Euro 2020 do të thoshte direkt edhe rinovim të kontratës për trajnerin, por virusi e bëri të tijën duke anuluar gjithçka dhe Kampionati Evropian tashmë është shtyrë për 2021.
Sido që të jetë, tani për tani të gjithë janë të përkushtuar në luftën kundër armikut të padukshëm, edhe vet Challandes nuk e ka mendjen diku tjetër: “Duhet të kuptojmë se momentalisht futbolli nuk është më e rëndësishmi në botë”.
Kosova është dy ndeshje larg historisë, pasi gjendet në gjysmëfinale të play-off të Ligës së Kombeve nga ku po synon kualifikimin në Evropian.
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...